Vajzat e ‘Limak’-ut i presin me lule lojtarët e Anglisë - FOTO

 

Lojtarët e kombëtares së futbollit të Anglisë janë pritur me lule nga vajzat e ‘Limak’-ut në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Siç shihet në fotografi, lojtarët e kombëtares së Anglisë janë pritur si rrallë herë me lule nga vajzat posa ata kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës.

Kombëtarja e Anglisë sot ka mbërritur në Kosovë, pasi nesër do të luaj me “Dardanët” prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshja e fundit e eliminatorëve për “Euro 2020”.Në konferencë për media ka folur trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Southgate ka thënë se i kanë pritur shumë mirë dhe dëshirojnë të bëjnë një ndeshje të mirë nesër.

Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme

.