Vajza në gjendje të dehur sulmon një vajzë tjetër

Një vajzë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, më saktësisht në rrugën “Kral Petri”.

E njëjta në gjendje të dehur fillimisht kishte sulmuar verbalisht e pastaj fizikisht një vajzë tjetër kështu duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës. Pas matjes se alkool-testit e dyshuara rezulton me 0.76 promil dhe ndalohet ne stacion policor deri ne këndellje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00.