Vajza e njërës nga viktimat e COVID-19: Dyshimet e mia janë se nuk e trajtuan babain mirë me oksigjen- VIDEO

Një grua e cila mëngjesin e sotëm mësoi se babai i saj 70 vjeçar ka vdekur si pasojë e coronavirus, po dyshohon se doktorët nuk e kanë trajtuar pacientin me oksigjeno- terapi.

Vdekje të dyshimta të pacientëve me COVID në Infektive

Vdekje të dyshimta të pacientëve me COVID në Infektive

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 5 juillet 2020

Arbnora Fazliu nga Mitrovica, rrëfeu se babai i saj luftoi për shtatë ditë me COVID-19.

“Baba jem ka qenë këtu para tri- katër dite. Ja kanë bërë testin dhe ka dalë që është me coronavirus. Unë kam ardh dhe kam qëndru me të. Ka pasur probleme me frymëmarrje. Katër orë kena prit deri sa kanë ardh me marrë, taman e kanë qitë në karrocë, kemi pritur rreth 4 orë për mjek. Jam ardh dje në vizitë ka ardh vëllai me na ndërru dhe na lajmëruan që në ora 3 të mëngjesit ka ndërru jetë”, tha Fazliu.

Ajo shtoi se nuk ka pasur mbikëqyrje nga ana e doktorëve.

“Ka qenë më oksigjen, nuk ka qenë intensv. As mbikëqyrje që duhet me pas ndaj një pacienti nuk ka pasur aspak.  Vllau ka qenë dhe na ka lajmëru që ka vdek. Mjekja kryesore erdh dhe na tha që skam informacione do të thotë as ajo nuk kish informacione”, shtoi ajo.

Tutje ajo tregoi edhe dyshimet e familjes.

“Vllau ka qenë këtu, e aj na ka lajmëru që babai ka vdek. Dyshimet e familjes janë, që nuk kanë pasur trajtim të mirë, oksigjenin nuk ja kanë dhanë qysh është dashtë. 70 vjec ka qenë prindi. Për një javë ditë e ka marrë tepozhtëzen. Po bazohem sepse unë shkojsha i thojsha hajde se ju ka hargju oksigjeni edhe me ja ndrru”, shtoi ajo.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për ngjarjet të cilat po zhvillohen në Klinikën e Infektivës.

Kjo klinikë është rrethuar nga shiritat policor për shkak se po kryhen disa hetime nga ana e prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Vetëm sot sipas burimeve të KALLXO.com po dyshohen se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.

Burimet e KALLXO.com kanë thënë se prezenca e policisë është për shkak të dyshimeve të vdekjes dhe funksionimin e aparaturave të oksigjenit.