Ilustrim

Vajza dyshohet se e sulmoi nënën

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici vajzën e saj. Sipas raportit të Policisë vajza dyshohet se ka filluar ta demolojë shtëpinë, pasi kishte i kërkuar para nënës dhe kjo e fundit kishte refuzuar t`ia jepte të hollat.

“Viktima ka njoftuar për një mosmarrëveshje në familje, ku e dyshuara – vajza e saj i ka kërkuar të holla dhe pasi viktima nuk ka pasur që t`i jap të holla e dyshuara ka filluar të thyej dhe demoloj shtëpinë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.