HANDIKOS

Uzurpimi i parkingjeve sfidë për personat me nevoja të veçanta

 

Mungesa e parkingjeve nëpër hapësira publike vazhdon të mbetet sfidë për personat me nevoja të veçanta.

Sfidë për këta persona duket të jetë edhe uzurpimi i atyre që janë, nga qytetarë që uzurpojnë këto hapësira të cilat nuk janë në dispozicion për ta.

Shoqata HANDIKOS ka realizuar një video përmes të cilës synon vetëdijesimin e qytetarëve për të respektuar parkingjet e dedikuara për këta persona.

Kjo shoqatë me qëllim të vetëdijesimit sjell një film të metrazhit të shkurtë, i realizuar mbi një ngjarje të vërtetë.

Kaltërina Misini, zyrtare për informim në HANDIKOS thotë se video vetëdijësuese është lansuar si film i metrazhit të shkurtër dhe pasqyron përditshmërinë e një personi me nevoja të veçanta.

“Personat me aftësi të kufizuara që janë përdorues të veturës në rrugë shpesh herë hasin vështirësi në këtë aspekt pasi qe në momentin kur duan të parkojnë ata e shohin që parkingu është uzurpuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët nuk janë persona me nevoja të veçanta” tha ajo.

Ndonëse udhëzimi administrativ 33/07 parasheh që 5% e numrit total të parkingjeve në hapësira publike të jenë të rezervuara për persona me nevoja të veçanta duket që kjo nuk po respektohet.

Kaltërina Misini thotë se edhe pse ekziston ky udhëzim numri i parkingje në hapësira publike është i kufizuar.

“Numri i parkingjeve që janë është i kufizuar e jo ashtu siç shihet në udhëzimin administrativ i cili parasheh që 5% e parkingjeve në total të jenë për persona me nevoja të veçanta dhe të jenë sa më afër objektit përkatës në mënyrë që edhe shenja të jetë në mënyrë vertikale apo horizontale që edhe të jetë sa më e dukshme për njerëz”, shton ajo.

“Mos ma zi parkingun”, “Edhe parkingu është e drejtë e imja”, “Deri kur kështu” janë disa nga mbishkrimet e fushatës vetëdijësuese – LINK