Ilustrim

Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait

Një rast i dhunës në familje është shënuar në Fushë-Kosovë dje rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Sipas Policisë, është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij.

Policia shton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.