Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ushtroi dhunë në familje, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për ushtrim të dhunës në familje.

I dyshuari, sipas Policisë është arrestuar pasi ka ushturar dhunë ndaj bashkëshortes dhe me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Në një rast tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuar vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Viktima, sipas Policisë  është vendosur në strehimore dhe rasti në konsultuar prokurorin e shtetit vazhdon të hetohet. Rasti ka ndodhur në Podujevë.

Ndërkaq në Obiliq, sipas Policisë, viktima kosovare ka raportuar se djemtë saj, dy të dyshuarit në vazhdimësi shkaktojnë dhunë fizike dhe psikike në familje. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.