Ushtritë e 26 shteteve do të zbarkojnë në 7 bazat ushtarake të Shqipërisë për stërvitje (VIDEO)

Shqipëria do të jetë një nga shtetet që do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”.

Kjo stërvitje ushtarake do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake të Shqipërisë.

Kjo njëherë është edhe stërvitja më e madhe ushtarake në Shqipëri në 3 dekadat e fundit.

“Defender Europe 21” është një stërvitje ushtarake e shumë kombeve që ka për qëllim gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-së, NATO-së dhe ushtrive partnere.

Mbi 28 mijë trupa nga 26 vende do të marrin pjesë në stërvitje që do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme, përfshi Shqipërinë.

Këto ushtrime do të mbahen në tokë, ajër dhe det.

Bazat në të cilat do të mbahen këto stërvitje ushtarake janë Bizë, Kuçovë, Pashaliman, Fark, në aeroportin ushtarak, portin e Durrësit dhe Garnizoni i Zall Herrit.