Ushtria ukrainase: Më shumë se 800 ushtarë rusë të vrarë në 24 orët e fundit

Ukraina po pretendon se më shumë se 800 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit, kryesisht në luftimet në rajonin lindor të Donjeckut të pushtuar pjesërisht.

Duke dhënë përmbledhjen e rregullt të mëngjesit të luftës, Ushtria e Ukrainës tha se trupat ruse ishin të përqendruara në një ofensivë në qytetin e Bakhmut.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët kishin nisur sulme të pasuksesshme në qytetin e Avdiivka, në Donetsk, dhe qytetin e Kupiansk, në rajonin verilindor të Kharkiv.

Ushtria ukrainase, po ashtu tha se një aeroplan, një helikopter dhe tre tanke u shkatërruan gjithashtu në mes të luftimeve./Al Jazeera