Ushtria shqiptare teston dronët "Bayraktar" në kushte të errësirës

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar për testimin e dronëve “Bayraktar” natën.

Në njoftim thuht se ky ushtrim u testua për herë të parë.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës” – thuhet në njoftim.

“Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura” – përfundon njoftimi.