Fotografia e publikuar nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, 12.10.2024
Ushtria serbe thotë se afër kufirit shkuan për të parandaluar kontrabandën me drurë
Forcat e Armatosura të Serbisë ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më 12.10.2024 tha se ushtria serbe ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me shtetin kosovar, në territorin e komunës së Kamenicës.
Sipas reagimit të forcave serbe, në atë zonë kanë qenë pjesëtarët e tyre për parandalimin e kontrabandës me drurë që po zhvillohej aty.
Ky institucion serb ka akuzuar Kurtin për “vazhdim të fushatës dezinformuese kundër ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë”.
“Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara” – kanë thënë në njoftim më 13.10.2024.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ushtria e Serbisë ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës, më 12.10.2024.
Sipas kryeministrit Kurti, me këtë veprim, Serbia e ka provokuar sërish Kosovën.
Megjithatë, ushtarët serbë ishin larguar pasi u vërejtën nga ekipet e sigurisë së Kosovës, njofton Kurti.
“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” – ka shkruar Kurti në Facebook, më 12.10.2024.
Kurti ka publikuar edhe disa fotografi në këtë njoftim, ku shihen disa ushtarë.