Ushtria e Mianmarit ekzekuton katër aktivistë të demokracisë

Ushtria e Mianmarit i ka ekzekutuar katër aktivistë të demokracisë në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada.

Ish-ligjvënësi Phyo Zeya Thaë, shkrimtari dhe aktivisti Ko Jimmy, Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaë u akuzuan për “akte terroriste”.

Ekzekutimet, të cilat u u bënë publike për herë të parë nga ushtria në muajin qershor, u dënuan nga komuniteti ndërkombëtar.

Këto denime me vdekje vijnë në vazhdën e një grushtshteti ushtarak të vitit 2021.

Junta e përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi-t në shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta masive të cilat u shtypën me shpejtësi.

Qeveria në hije e Unitetit Kombëtar të Mianmarit (NUG), e cila u formua në kundërshtim me grushtshetin, i dënoi vrasjet, duke thënë se ata ishin “jashtëzakonisht të tronditur dhe të pikëlluar”.

Ai përfshin figura pro-demokratike, përfaqësues të grupeve të armatosura etnike dhe anëtarë të LLD-së. Ata i kërkuan komunitetit ndërkombëtar që “ta dënojë juntën ushtarake vrastare për mizorinë dhe vrasjet e tyre”.

Media shtetërore e lajmeve – Global Neës Light of Myanmar – tha se katër burrat u ekzekutuan pasi “kishin dhënë direktiva, bënin marrëveshje dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore”.

Ai tha se ata ishin akuzuar sipas ligjeve kundër terrorizmit, por nuk tha se kur dhe si u ekzekutuan.

Ekzekutimet janë të parat që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara. Ekzekutimet e mëparshme në Mianmar kanë qenë me varje.

Anëtarët e familjes së katër burrave janë duke pritur në burgun Insein të Yangon për t’u marrë në pyetje nga autoritetet, sipas BBC Burmese.

Ata nuk i kanë marrë ende trupate tyre, tha motra e Ko Jimmy për BBC.

Gruaja e Phyo, Thazin Nyunt Aung, tha se nuk ka qenë e informuar për ekzekutimin e burrit të saj, raportoi Reuters. Familjet i kanë dorëzuar të gjitha kërkesa për informacion mbi ekzekutimet.

Katër burrat u dënuan me vdekje në janar pas gjyqeve me dyer të mbyllura që grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar si të padrejta dhe jotransparente. Phyo Zeya Tha dhe Kyaë Min Yu, i njohur gjithashtu si Ko Jimmy, humbën apelimet e tyre kundër dënimeve të tyre në qershor.

Ko Jimmy, 53 vjeç, ishte veteran i Grupit të Studentëve të Gjeneratës 88 – një lëvizje pro-demokratike birmaneze e njohur për aktivizmin e saj kundër juntës ushtarake të vendit në kryengritjet studentore të vitit 1988. Ai kreu disa periudha në burg për përfshirjen e tij në lëvizjen pro-demokracisë, përpara se të lirohej në vitin 2012.

Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar pasi u akuzua për fshehje të armëve dhe municioneve në një apartament në Yangon dhe se ishte “këshilltar” i Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Phyo Zeya Thaë, 41 vjeç, ishte një ish-deputet i LLD-së dhe një aleat i ngushtë i Suu Kyi-t.

Si një ish-artist hip-hopu, ai shpesh tërhoqi zemërimin e juntës për tekstet e tij anti-ushtarake. U arrestua në nëntor për akuza të dyshuara kundër terrorizmit.

Dihet më pak për dy aktivistët e tjerë – Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaë. Ata u dënuan me vdekje për vrasjen e një gruaje që gjoja ishte informatore e juntës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e kishte quajtur vendimin e ushtrisë për t’i dënuar me vdekje katër aktivistët “një shkelje flagrante të së drejtës për jetën, lirinë dhe sigurinë e personit”.

Autoritetet ushtarake e kanë intensifikuar goditjen e tyre ndaj milicive lokale, aktivistëve të opozitës dhe atyre që mendohet se ushqejnë ndjenja kundër grushtshtetit që kur e morën pushtetin vitin e kaluar.

Ata pretendojnë se rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme përmes të cilave partia politike e Suu Kyi-t fitoi me një rrëshqitje të madhe ishin të manipuluara – një akuzë që zyrtarët e komisionit zgjedhor e mohuan, duke thënë se nuk kishte prova për mashtrim.

Që nga grushtshteti, Suu Kyi është mbajtur në arrest shtëpie dhe është goditur me një sërë akuzash që variojnë nga korrupsioni deri te shkelja e aktit të sekreteve zyrtare të vendit, të cilat mund ta bëjnë atë të vuajë një dënim deri në 150 vjet.

Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), e cila mban numrin e të vrarëve, të burgosurve ose të ndaluarve nga ushtria, thotë se 14,847 njerëz janë arrestuar që nga grushtshteti, me rreth 2114 të vrarë nga forcat ushtarake./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala