Ekspertët e rinj të FSK-së për deminim; Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës

Ushtria e Kosovës me ekspertë të rinj për deminim

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar të premten ekspertë të rinj të deminimit.

FSK ka njoftuar se sot në ambientet e Kompanisë së Deminimit në Prizren, është mbajtur ceremonia e certifikimit të kursit një mujor për EOD niveli i 2-të.

Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigad, Naim Haziri u ka uruar suksese kursantëve dhe u ka premtuar mbështetjen e tij dhe të komandantit të FSK-së në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera  në gjithë territorin e Kosovës.

Këta kursantë do u bashkohen ekipeve të deminimit në terren dhe atyre të EOD-së, të cilët sic thotë FSK janë në gatishmëri 24/7 për t’u përballur me mjetet eksplozive të pashpërthyera që paraqesin rrezik për qytetarët e vendit.