Ushtria belge në ndjekje të “Rambos” radikal të armatosur deri në dhëmbë!

Në Belgjikë, ka nisur një gjueti e vërtetë njeriu në të cilën janë përfshirë forcat speciale të njësive të policisë federale dhe trupa ushtarake.

Ata janë duke kërkuar nëpër pyje një ushtar të përshkruar si ekstremist të djathë, i cili është zhdukur me një arsenal armësh me vete, ndërsa më herët kërcënoi me vdekje qeveritarë e virologë për shkak të masave kufizuese të pandemisë.

Ushtari ka arritur te fshihet duke humbur për momentin gjurmët, por ai konsiderohet mjaft i rrezikshëm sepse ka lënë të kuptohet që mund të sulmojë struktura shtetërore e personalitete publike, përfshirë mjekun e njohur specialist Marc Van Ranst, i cili ishte vënë tashmë në shënjestër të lëvizjes “no mask”.

“Do të luftoj për jetë a vdekje kundër virologëve, që kanë marrë gjithcka prej nesh”, mësohet të ketë thënë ushtari rebel. mediat e huaja thone se në ndihmë të forcave belge, kanë mbërritur tashme edhe disa njësi gjermane e holandeze. Top Channel