Ushtria Amerikane trajnon ushtarët e FSK-së

Ushtria Amerikane gjatë ditës së djeshme ka ofruar trajnim dhe familjarizim me automjete me siguri të blinduar për shoferët e FSK-së.

Kështu bëri të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një njoftimi në rrjetin Facebook.

Në njoftim thuhet se ky trajnim erdhi si përkrahje për tranzicionin 10 vjeçar të FSK-së.

“Dje ushtria Amerikane siguroi trajnim të shoferëve dhe njohje të mekanikës në automjetin M1117 me siguri të blinduar. Ky trajnim mbështet tranzicionin e matur 10 vjeçar të FSK-së. Vozitësit e FSK-së tani do ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të rritura të transportit për njësitet e sigurisë,” thuhet në njoftim.