Ushtria amerikane trajnon ushtarakët e Shqipërisë për përdorimin e altilerisë - FOTO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamje nga trajnimi i pjesëtarëve të Ushtrisë shqiptare duke u trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Garda Kombëtare e New Jerseyt.

Peleshi ka shkruar se falë këtij bashkëpunimi Forcat e Armatosura shqiptare dita ditës janë duke rritur kapacitetet e tyre operacionale.

“Bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe atyre amerikane vijon të forcohet dita – ditës në ruajtjen dhe rritjen e kapaciteteve operacionale”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

“Ekspertët ushtarakë amerikanë të Gardës Kombëtare të New Jerseyt trajnuan efektivët tanë të Forcës Tokësore në qitje me mortajat 120 mm, përdorimin e radiove Harris Type One dhe mirëmbajtja e mjeteve Humvee”, ka bërë të ditur ministri Peleshi.