Ushtria amerikane trajnoi regjimentin e këmbësorisë në procesin e vendim-marrjes ushtarake

Në vazhdën e përgatitjeve për ngritjen e aftësive planifikuese, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë gjatë javës realizoi ligjëratë të përbashkët me pjesëtarë të ushtrisë amerikane që shërbejnë në Kosovë, rreth Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake (PVMU).

Sipas njoftimit të FSK-së. ky aktivitet i realizuar me pjesëtarët e ushtrisë amerikane është vazhdimësi e bashkëpunimit mes dy palëve. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin oficerë dhe nënoficerë të lartë nga Regjimenti i Parë dhe nga kontingjenti i ushtrisë amerikane .

Ky bashkëpunim ishte i fokusuar në këmbimin e përvojave mes pjesëtarëve me qëllim të përvetësimit dhe ngritjes së mëtejme të aftësive planifikuese.

Aktiviteti i paraprinë ushtrimit në vendkomandë të cilin Regjimenti i Parë planifikon ta realizoj në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes  me qëllim të testimit të aftësive planifikuese gjatë Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake.

Ushtrimi në vendkomandë  dhe ushtrimet e planifikuara për vitin 2022  do të ndihmojë Regjimentin e Parë në rrugëtimin drejt validimit të kapaciteteve të plota operacionale  në “DEFENDER EUROPE 23”.

KALLXO.com ka publikuar më 26 nëntor 2021, emisionin i pestë i serisë së emisioneve #KallxoForca i cili ka mbuluar “Europe Defender 21”, ushtrim fushor i ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive të tjera aleate.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në, në vazhdimësi ka përcjellë aktivitetet e pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes një serie të emisioneve do t’i sjellë ekskluzivisht pamjet dhe detajet nga terreni.

Objektivat kryesore të ushtrimit “Defender Europe 2021” për Kosovë kanë qenë: ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku janë ushtruar detyrat sulmuese, stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërvepruieshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve.