
Ushtarët shqiptarë asgjësojnë një bombë 500-kilogramëshe të kohës së Luftës së Dytë Botërore
27.12.2020 - 13:37
Forcat e xhenios të Ushtrisë Shqiptare kanë asgjësuar sot një bombë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Bomba 500-kilogramëshe është gjetur në ish-fushën e aviacionit në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Pjesëtarët e xhenios e zhvendosën bombën në poligonin e Bizës, ku e asgjësuan në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.