Foto: KALLXO.com/Florinda Kelmendi

Ushtarët prezantojnë konkursin e ri të FSK-së në sheshin e Mitrovicës së Jugut

Një ekip e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka prezantuar konkursin e fundit për ushtarë të FSK-së në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut.

Në një tavolinë në këtë shesh janë vendosur posterët në gjuhën shqipe dhe serbe me njoftimin për konkursin që është hapur më 09.09.2024.

Të njëjtit po lajmërojnë qytetarët e kësaj zone për hapjen e konkursit të ri të FSK-së për pranimin e 300 ushtarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim është thënë se të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18 deri në 25 vjeç se nga 09.09.2024 shtator deri më 08.10.2024 është i hapur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.

Ministria tha se të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar në linkun KËTU.

Manuali i aplikimit mund të gjendet duke klikuar KËTU.

Foto: KALLXO.com/Florinda Kelmendi
Foto: KALLXO.com/Florinda Kelmendi
Foto: KALLXO.com/Florinda Kelmendi