Ushtarët italian dhuruan paisje mbrojtëse për Klinikën Infektive

Ushtarakët italian me bazë në Kosovë, kanë dhuruar maska dhe kostumeve mbrojtëse për Klinikën Infektive në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga KFOR-i italian në Kosovë.

“Ekipi Italian përbëhet nga mjekë dhe infermierë nga të gjitha Forcat e Armatosura Italiane dhe po ndihmon strukturat shëndetësore në Kosovë në përgjigjen e tyre ndaj Covid-19, përmes një numri aktivitetesh përfshirë këshillimin mjekësor dhe sondazhet e kryera në të gjithë Kosovën”, citohet të ketë thënë majori Cristian Benegiamo, udhëheqësi i ekipit.

Dr. Lindita Ajazaj Berisha falenderoi ekipin mjekësor ushtarak italian për mbështetjen e tyre dhe për ndarjen e përvojës së tyre të specializuar në menaxhimin e Covid-19 me kolegët e tyre në Kosovë.

“Sot është Dita e Forcave të Armatosura Italiane dhe ne jemi veçanërisht të lumtur ta festojmë atë përmes një donacioni të dobishëm dhe konkret që do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha koloneli Gianluca Figus, kreu i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it të udhëhequr nga Italia.