Anti-coup protesters retreat from the frontlines after riot policemen fire sound-bombs and fire with rubber bullets in Yangon, Myanmar Thursday, March 11, 2021. (AP Photo)

Ushtarët e Mianmar vrasin vajzën 7 vjeçare në duar të babait

Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë qëlluar për vdekje një vajzë të moshës 7 vjeçare në qytetin Mandalay, viktima më e re që nga aksioni i përgjakshëm i ushtrisë ndaj opozitës civile prej grusht shtetit të datës 1 shkurt.

Vajza ishte vrarë në shtëpinë e saj gjatë një bastisje ushtarake.

Duke cituar të afërmit, dhe raportimin e mediave lokale, vajza e quajtur Khin Myo Chit, ishte vrarë teksa po rrinte në prehërin e babait të saj dhe ushtria kishte thyer derën e shtëpisë për të hyrë brenda.

Ushtarët e kishin pyetur babin nëse të gjithë anëtaret e familjes ishin të pranishëm, dhe kur ai e kishte pohuar një gjë të tillë, ata e kishin akuzuar për mashtrim dhe kishin gjuajtur, ku ishte qëlluar vajza, kështu raportoi media lokale ‘Myanmar Now’ teksa kishte cituar motrën e viktimës.

Vrasja e pamëshirshme e një vajze në duar të babait të saj paraqet një model abuzimi dhe përdorimi pa kriter të dhunës vdekjeprurëse nga forcat e sigurisë së Mianmarit, që ka pasur synim jo vetëm protestuesit dhe kundërshtarët e paarmatosur të grusht shtetit, por edhe kalimtarët e rastit dhe civilët në shtëpitë e tyre duke mos kursyer fëmijët.

Trazirat në Mianmar filluan kur ushtria, e kryesuar nga udhëheqësi i grusht shtetit min Aung Hlaing mori pushtetin muajin e kaluar, duke përmbysur zgjedhjen demokratike dhe duke arrestuar udhëheqësen civile dhe laureaten e Nobelit, Aung San Suu Kyi, më këtë u krijua edhe udhëheqja përmes ushtrisë.

Që prej atëherë grevat dhe protestat anti-grushtshtet e kanë kapluar vendin dhe po shtypen me forcë nga policia dhe ushtria, përfshirë vrasje, zhdukje, tortura të burgosurve politikë.

Kurse, sot protestuesit kanë hyrë në “grevë të qetësisë” ku janë mbyllur dyqanet dhe njerëzit po rijnë në shtëpi, me qëllim që të mbyllen të gjitha qytetet.

Që nga 1 shkurti janë vrarë 275 persona, edhe pse aktivistë të ndryshëm thonë se vdekjet janë në numër më të madh. Më shumë se 20 prej tyre janë fëmijë ka thënë Organizata humanitare ‘Save the Children’.

Vrasja e djeshme ndiqet nga një vrasje tjetër e një djali 15 vjeçar të hënën po ashtu në qytetin Mandalay, i cili sipas raportimeve kishte qenë jashtë shtëpisë së tij duke mbushur ujë.

Për vrasjet e fëmijëve, ushtria e Mianmar nuk është deklaruar ende vetëm ka thënë se po përdorin forcë minimale. CNN