Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtrimin “Dimali 24” në Shqipëri. Foto: FSK/Facebook

Ushtarët e Kosovës pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” në Shqipëri

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” në Republikën e Shqipërisë.

Ky ushtrim u bë në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky ushtrim u planifikua dhe u organizua nga Batalioni i Parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të FARSH-së dhe kishte fokus rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së strukturave pjesëmarrëse në stërvitje në një mjedis shumëkombësh dhe kompleks.

Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen ushtarake “Dimali 24” u njoftua se shërbeu për rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes forcave të dy vendeve.