Ushtarët e Kosovës nisen për t’i ndihmuar Shqipërisë kundër zjarreve masive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në drejtim të Shqipërisë janë nisur ushtarë të Kosovës.

Mehaj ka thënë se pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje dhe me përkrahje të kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani, ka nisur kontingjentin e FSK-së drejt Shqipërisë për ta ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e  autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura  dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë.

Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.