Ushtarët e Kosovës e nxjerrin të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar

Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është nxjerrë nga rrënojat edhe nënëa e fëmijës dyvjeçar që u shpëtua pak orë më parë në zonën Hatay të Turqisë.

FSK përmes një njoftimi shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit do vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”- thuhet ne njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, ka arritur në mbi 11 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i të hënës në Turqi dhe Siri.

Ekipi i FSK-së në Turqi: Kemi hasur në viktima, prioritet vendet ku janë detektuar persona të gjallë