Foto: Marinsat Amerikan dhe FSK-ja/Facebook

Ushtarët e Kosovës dhe marinsat amerikanë trajnohen së bashku (FOTO)

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka përfunduar sot trajnimi i përbashkët i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marinsave amerikanë.

Sipas një njoftimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesë e këtij trajnimi ishin 25 pjesëtarë nga Policia Ushtarake e FSK-së dhe 15 nga marinsat amerikanë, të cilët u trajnuan për neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, për armët jovdekjeprurëse si dhe negocimi me pengje dhe lirimi i tyre.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e aftësive në mbështetje luftarake dhe ngritja e nivelit profesional të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook
Foto: FSK/Facebook