Ushtarët e FSK-së pjesë e garës së snajperistëve në Turqi - FOTO

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në garën e snajperistëve “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Turqisë.

Sipas njoftimit, FSK-ja ka arritur rezultate të larta dhe është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë.

“Kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”- thuhet në njoftim të FSK-së

Gara u zhvillua në shkollën Komando të realizuar nga data 29 maj deri më  9 qershor 2022.

Foto nga gara në Turqi: