Ushtarët e FSK-së përfundojnë shërbimin në misionin paqeruajtës ndërkombëtar

Krahas vizitës zyrtare në Kuvajt, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit të pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kampin Arifxhan, të cilët po përmbyllin shërbimin në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Sipas komunikatës së Ministrisë, majori Mentor Ibrahimi, komandant i Njësisë së FSK-së në Kuvajt, kapiteni Kreshnik Haxhiu, lejtnanti Dhurim Shemsedini si dhe Hyjnor Lajqi dhe Mehmet Mehmeti, u dekoruan nga Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve) me medaljen “Army Commendation Medal” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kuadër forcës shumëkombëshe.