Ushtarët e FSK-së kalojnë me sukses kursin sfidues 5 ditor

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses një kurs 5 ditor.

Detajet e këtij kursi i tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara”, ka shkruar ministri Mehaj.

Sipas tij, e gjithë sfida është përballur me sukses të plotë nga komnadot tona.

“Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, shkroi ai.