Ushtarët britanikë të ardhur të mërkurën filluan stërvitjet në Kosovë
300 ushtarë britanikë janë dislokuar në Kosovë për të qenë pjesëmarrës në disa trajnime që janë duke u realizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Këto trajnime kanë filluar sot, më 19.09.2024, teksa në njoftimin zyrtar është thënë se personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit të KFOR kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet.
“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operative të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë” – u tha në njoftim.
Tutje u shtua se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.