
Foto e shkëputur nga video e KFOR-it
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime ne veri të vendit (VIDEO)
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale në Lindje, kanë kryer patrullime të monitoruara dhe të zbarkuara në veri të vendit.
Përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, ata bëjnë të ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Tutje, KFOR-i njofton se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”- thuhet në njoftimin e datës 04.01.2025.