Foto: KFOR/Facebook

Ushtarë të KFOR-it kryejnë trajnime për trazirat dhe kontrollin e turmave në Maxhunaj të Vushtrrisë

Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës dhe trajnerë hungarezë nga batalioni i rezervës taktike të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë kryer trajnime në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it më 19.10.2024, në kampin “Novo Selo” në fshatin Maxhunaj, u kryen trajnime nga për trazirat dhe kontrollin e turmave, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale. 

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”- thuhet në njoftimin e datës 19.10.204. 

Tutje, KFOR-i thotë se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar mjedis të sigurtë në Kosovë për të gjitha komunitetet dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.