USAID

USAID mirëpret miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale

Misioni i USAID në Kosovë ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas USAID, miratimi i këtij ligji është shumë i mirëpritur për shkak se do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve në të bërit biznes.

“Urime Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale me votë unanime! Miratimi i tij i shumëpritur, ligji themelon një gjykatë speciale për trajtimin e mosmarrëveshjeve të biznesit dhe do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj në të bërit biznes në Kosovë. Aktiviteti ynë #CommercialJustice mbështeti Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e ligjit përmes një procesi shumë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës që përfshinte gjyqësorin, ekspertë të ligjit tregtar, praktikues, akademikë dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile”, thuhet në  publikimin e tyre.

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Mungesa e Listës Serbe në Kuvend shtyn përsëri ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare