Ursula von der Leyen: Do blejmë armë për një vend që është nën sulm
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se do përdorin buxhetin për të blerë armë për vendet nën sulm, duke iu referuar ngjarjeve në Ukrainë.
Ajo në rrjetin Twitter bëri të ditur se sigurinë nuk mund ta marrim si të mirëqenë.
“Ne nuk mund ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë. Ne duhet të ngrihemi për të. Ne do të përdorim buxhetin tonë për të blerë dhe dorëzuar armë në një vend nën sulm – 500 milionë euro për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Kjo do të plotësohet me të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së për ndihmën humanitare”, ka thënë von der Leyen.
Komisioni Evropian dje ka bërë të ditur se janë duke i përgatitur 500 milionë euro për ushtrinë ukrainase nga buxheti i Strukturës Evropiane të Paqes (EPF), i cili është instrument që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të parandaluar konfliktet dhe për të ndërtuar paqen.
Sipas Komisionit, kjo është hera e parë që BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera tek një vend që është nën sulm.
Historike: BE vendos t’i dërgojë armatim Ukrainës