Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Uron dhe siguron ambasadori amerikan në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar popullin e Kosovës në nder 13 vjetorit të pavarësisë.

Kosnett përmes një postimi në twitter ka thënë se partneriteti i ShBA-ës dhe Kosovës, mbetet i palëkundur dhe se ata do të jenë pranë qytetarëve kosovar.

“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Kosova sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë