Urimi i Tërnavës për Fitër Bajramin, porosit të shmangen vizitat familjare

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, përmes një konference iu drejtua besimtarëve mysliman në prag të festës së Fitër Bajramit apo Bajramit të Madh.

Tërnava tha në konferencë se besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë ballafaquar me vështirësinë e faljes së namazit për shkak të pandemisë COVID-19.

“Jemi privuar për namaze, na ka munguar edhe namazi i teravisë për shkak të pandemisë, mirëpo për shkak të ruajtjes së shëndetit, u desh të merren këto vendime. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga Zoti”, tha Tërnava.

Ai shtoi se qytetarët kanë treguar kulturë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Tërnavë tutje ka thënë se këtë Bajram, myslimanët nuk do të mund ta falin namazin në xhami.

“Nuk kemi mundësi ta falim namazin e Bajramit në xhami. Ju porosis t’i shmangeni vizitave familjare sepse rreziku nuk ka kaluar ende”, porositi Tërnava duke uruar për besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit.

Urimi i Myftiut për Fitër-Bajram

Urimi i Myftiut për Fitër-Bajram

Publiée par Bashkësia Islame e Kosovës sur Samedi 23 mai 2020