Foto: Behgjet Pacolli/ Facebook

Urimi i Pacollit për festën e Fitër Bajramit

Deputeti dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar festën e Bajramit.

“Nata e Bajramit, Më vjen shumë keq që këtë herë gëzimi i festës së shenjtë të besimit Islam, “Bajrami i madh” ose “Fitër Bajrami“ nuk mund të ndahet me miqtë, siç është tradita në Kosovë. E tëra çka duhet të bëjmë është të ndajmë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Për të gjithë njerëzit e besimit Islam, në veçanti për ata që agjëruan Ramazanin me përkushtim, urime dhe gëzim në Natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin. Këtij urimi, me deshirë i bashkohen edhe Familjaret e mi!”, thuhet në urimin e ish-presidentit të vendit, Behgjet Pacolli.

Pas një muaji agjërim, nesër festohet Fitër Bajrami.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, Myftiu, Naim Tërrnava ka bërë thirrje që urimet për festën të bëhen nga distanca e të shmangen takimet me të afërmit.

Urimi i Tërnavës për Fitër Bajramin, porosit të shmangen vizitat familjare

www.kallxo.com