Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Urimi i Haradinajt për festën e Fitër Bajramit

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i pasisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët për Fitër Bajram.

“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Tradicionalisht, kjo festë e shenjtë forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë. Të shtrënguar nga masat kundër përhapjes së pandemisë, këtë vit jemi të detyruar t’i shmangim traditat festive, por me ndjenjë jemi më të bashkuar se kurrë. Uroj që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta. Qoftë i pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja! Me fat festa e Bajramit të Madh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fitër Bajramin e kanë uruar edhe liderët tjerë institucional sot gjatë ditës me thirrjen që të shmangen takimet me njëri-tjetrin.