Urimi i ambasadorit amerikan për Qeverinë Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar formimin e qeverisë.

Ai përmes një  postimi në Twitter ka thënë se  mezi pret të punojë më të gjitha institucionet e Kosovës dhe të gjitha palët e tjera të interesuara për të ndihmuar.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkroi Kosnett në Twitter.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur kryeministër në seancën e sotme të Kuvendit me 66 vota për, 10 abstenime.

Partia e Kurtit do të bashkëqeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.