Urdhërohet tërheqja nga tregu i Kosovës i të gjitha produkteve 'Wudy'

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar heqjen nga tregu të produkteve ‘’Wudy’’.

Ky vendim nga AUV është marrë për shkak se dyshohet për prani të bakteries ‘Listeria’ në disa lote prodhimi në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Wudy’’ vendi i origjinës në Itali.

“Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Vendimi për heqjen nga tregu vlen deri në ndonjë vendim të ri.

AUV në njoftimin e tyre thonë se Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF por mbi bazën e dyshimit të ngritur,  kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin tonë.

Edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka njoftuar se ka filluar tërheqjen nga tregu të produkteve “Wudy”.