Urdhër kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit për shitje të armëve dhe municionit

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka realizuar një urdhër kontrolle një shtëpinë e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit, pronari i shtëpisë dyshohet për përfshirje në import, eksport, shtije të armëve dhe municion.

“Pas realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, sot në orët e para të mëngjesit, ka  filluar zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B. H.,43 vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale: ‘import eksport, shitje te armëve dhe municionit’”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se gjatë realizimit te urdhëresës së kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.