Uran Ismajli shpall kandidaturën për kryetar të Prishtinës, pret aprovimin e PDK-së
03.12.2020 - 23:44
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka treguar se ka paraqitur kandidaturën për të qeverisur Komunën e Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Ismaili në Debat Plus në TV Dukagjini sonte.
“A jam unë oferta që i bind qytetarët me m’votu ajo mbetet të shihet në muajt e ardhshëm. Duhet të presim të zyrtarizojnë edhe të tjerë kur ta zyrtarizojnë edhe vet me bekimin e kryesisë, unë e mora hapin me tregu se e kam paraqit zyrtarizimin”, tha Ismaili.
“Mendoj që PDK në Prishtinë në organizatë dhe unë si kandidat, do të mundohem si kandidat të përfaqësoj të gjithë qytetin e Prishtinës”, shtoi ai.