Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Uran Ismaili pritet të zëvendësohet nga Hisen Berisha në Kuvend

Uran Ismaili, pas dorëzimit të mandatit si deputet i Kuvendit të Kosovës, pritet të zëvendësohet nga kandidati Hisen Berisha.

Në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), Berisha është në rend me 9 mijë e 168 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e fundit ka arritur të siguroj 19 ulëse, mirëpo deputetja Adelina Grainica ka kaluar në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Uran Ismaili ishte kandidati i dytë më i votuar, pas bartësit të listës, Enver Hoxhajt.

Ismaili kishte grumbulluar rreth 26 mijë votë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërsa në zgjedhjet lokale të synoj postin e të parit të Prishtinës.

Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Dua t’i përkushtohem Prishtinës