Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Ismaili në ekspozenë e zyrtarizimit të kandidaturës ka thënë se secila lagje e Prishtinës po e vuan mungesën e kujdesit.

“Sonte zyrtarizova kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë qytetit. Çdo banor, çdo lagje, çdo fshat po vuan mungesën e kujdesit. Duke e njohur Prishtinën, ëndrrat dhe potencialin e saj për jetë, unë e di që ky qytet nuk do të lejojë të përbuzet më. Kemi humbur shumë kohë, por bashkë mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të cilën të gjithë e duam dhe e meritojmë. Faleminderit Prishtinë!”, ka shkruar Ismaili.