Uran Ismaili e quan ekstremiste qeverisjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha se Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike kanë qeverisur me ekstremizëm, mashtrime e inate.

“Sot pas një viti populli sheh se me çfarë mashtrimi, inate dhe ekstremizmi është qeverisur Kosova me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Ismaili sot gjatë një konference për media, një vit pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Ismaili tha se Albin Kurti premtimin për luftën kundër korrupsionit e shndërroi në keqpërdorim dhe keqmenaxhim të dokumentuar edhe nga organizatat ndërkombëtare si Transparency International.

“Aferat e vjedhje gjatë pandemisë, rritjen e çmimeve të barnave si dhe shkeljet tjera nga qeverisja Kurti po hetohen nga Komisioni Hetimor”  tha Ismaili.