Uragani godet Meksikën

Një uragan i quajtur “Grace”  i kategorisë 3, zbarkoi në jug të Tuxpan në bregun lindor të Meksikës të shtunën. Më këtë rast presidenti u bëri thirrje banorëve që të kërkojnë strehim në terren më të larta.

“Erërat e forta do të vazhdojnë të godasin rajonin”, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Reshjet e dendura të shiut, do të sjellin rrezikun e përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të dheut gjatë fundjavës, transmeton rtv21.tv.

Në fillim të kësaj jave, Uragani Grace zbarkoi në bregun e Karaibeve të Meksikës, duke shkulur pemë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për gati 700,000 njerëz, por nuk pati viktima, thanë autoritetet meksikane.

Uragani Grace goditi gjithashtu Xhamajkën dhe Haitin, të cilat gjithashtu pësuan një tërmet me magnitudë 7.2, me shi të fortë. RTV21