"Ura Tibetiane", atraksioni më i ri në Grykën e Rugovës

Qyteti i Pejës është pasuruar me një atraksion të ri të quajtur ” Ura Tibetiane”.

Sot gjatë ditës në Grykën e Rugovës është bërë hapja zyrtare e projektit “Ura Tibetiane” dhe Via Ferrata “Marimangat”.

Sipas të dhënave të siguruara nga KALLXO, Ura Tibetiane në Grykën e Rugovës është konstatuar të jetë më e gjata në Gadishullin Ballkanik në total prej 41 metra.

Ky inovacion turistik mësohet se është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës -Drejtorati për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunimi përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve “Marimangat e Pejës”.