Ura e Bosforit vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar
28.11.2020 - 20:38
Ura e famshme e Bosforit në Stamboll që lidh Turqinë Evropiane dhe atë Aziatike është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e sotme.
Ky është një urim i veçantë për Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.
Ngjyrat kuq e zi do të qëndrojnë deri nesër në mëngjes në një ndër urat më të famshme në botë./TOP CHANNEL
Flamuri shqiptar shfaqet në ndërtesën Burj Khalifa të Dubait