Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

UP shtyn afatin për aplikim për Doktoratë

Studentët që dëshirojnë të fillojnë studimet për Doktoratë në Universitetin e Prishtinës, do të mund të aplikojnë deri më datën 4 tetor.

Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2019/20.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi, në këtë nivel të studimeve do të pranohen 126 studentë në 16 programe studimore, në kuadër të gjashtë njësive akademike.

Detajet e konkursit, UP i ka vënë në këtë link.