UP-së i vazhdohet akreditimi për 5 vitet e ardhshme

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i është  vazhduar akreditimi institucional dhe për 5 vite.

Kështu ka vendosur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC)  në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë̈, të cilët rekomanduan që UP të ketë akreditim institucional edhe për 5 vite.

Për këtë u pajtuan të gjithë anëtarët e KShC-së që votuan në mënyrë unanime.

KShC po ashtu në mbledhjen e sotme ua riktheu akreditimit tri universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, të cilët kishin humbur akreditimin vitin e kaluar.

KShC vendos për akreditimin e tre universiteteve publike

 

Pavarësisht pandemisë me COVID-19, Agjencia e Kosovës për Akreditim kishte bërë vlerësimin e institucioneve nga distanca dhe ka përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, që i’u ka skaduar akreditimi, prej tyre 5 universitete publike dhe 9 kolegjeve private.