Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

UP-ja hap konkursin për rekrutimin e stafit akademik

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik në fakultetet e UP-së.

UP-ja ka hapur 150 pozita të reja, 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titull asistentë dhe 79 pozita për profesorë asistentë.

Konkursi është hapur sot, ndërsa do të mbyllet më 15 qershor 2023.

Në këtë link mund të gjeni konkursin.

Shuma e paraparë për të mbuluar rrogat e 150 personave si staf akademik është 1 milion e 755 mijë e 826 euro.